Arrestohet një 23 vjeçare, ishte tapë në timon dhe me leje të bllokuar

Arrestohet një 23 vjeçare, ishte tapë në…

Policia ka arrestuar një qytetare 23 vjeç për shkak se po qarkullonte e dehur me makinë dhe me leje të bllokuar.

Po ashtu policia arrestoi dhe dy të rinj, 25 dhe 26 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ata janë autorë të dy vjedhjeve në  këtë zonë.

Gjitashtu u arrestua K. M., 24 vjeç, banues në Borizanë, Krujë dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi M. M., 50 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjet dhe u sekuestrua kanabis.

Ndërsa një 47-vjeçar u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në mjet iu gjetën dhe iu sekuestruan nga shërbimet e Policisë, sasi me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe heroinë.

Një 23-vjeçare banuese në Durrës,u vu në pranga  pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur dhe me leje drejtimi të bllokuar nga Policia, ka goditur 2 mjete të parkuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit