Arrestohet një person në veri, vishej si polic dhe posedonte elektroshok

Arrestohet një person në veri, vishej si…

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në veri të Mitrovicës mëngjesin e së martës, pasi të njëjtit iu gjet armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari vishej si polic dhe kishte me vete një elektroshok, shkruan Insajderi.

“MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS – Mitrovicë Veri 24.03.2026-08:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte veshur rroba taktike dhe vendosur emblemën e Policisë së Kosovës, ku gjatë kontrollit i është gjetur edhe një elektroshok”, thuhet në njoftim të policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, bën të ditur tutje policia.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit