Arrestohet një trafikant shqiptar në Itali, pjesë e një grupi kriminal (EMRI)

Arrestohet një trafikant shqiptar në Itali, pjesë…

ITALI

36- vjeçari Bledar Allmuça, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ndërkombëtar ”Kulmi” mes Shqipërisë dhe Italisë ka rënë në pranga në shtetin fqinj.

Allmuça konsiderohet nga Italia si trafikant droge dhe ishte pjesë e grupit kriminal prej 37 të arrestuarve për 40 milionë euro drogë dhe për aktivitet 5- vjeçar të trafikut të kokainës, kanabisit dhe marijuanës.

Allmuça është arrestuar në Policoro teksa prej 4 ditësh ishte në kërkim.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit