Arrestohet një zyrtar policor në veri gjatë aksionit për kontrabandë me armë dhe municion

Arrestohet një zyrtar policor në veri gjatë…

Njësitet e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar aktualisht janë duke kryer kontrolle në disa lokacione në veri dhe në jug të Mitrovicës.

Ky operacion policor ka të bëjë me luftimin e kontrabandimit me armë dhe municion.

Se në Mitrovicën veriore po zhvillohet aksioni, e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për këtë rajon Veton Elshani.

Veriu.info mëson se gjatë këtij aksioni në Mitrovicës e veriut është arrestuar edhe një zyrtar policor i Kosovës.

Kjo informatë nuk është konfirmuar akoma nga policia.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit