Arrestohet pas 1 viti i shumëkërkuari Ylli Zalla, një ditë pasi iu vu tritol

Arrestohet pas 1 viti i shumëkërkuari Ylli…

Ylli Zalla është arrestuar nga Policia e Shtetit gjatë një operacioni të zhvilluar në Krujë. Sipas Ministrisë së Brendshme, operacioni i koduar “Fundi i Arratisë” u finalizua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të Tiranës dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Zalla ishte shpallur në kërkim pas zbulimit të një arsenali armësh më 20 shkurt të këtij viti dhe dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e Rinasit. Një ditë para arrestimit, banesa e tij ishte sulmuar me tritol, ndërsa si pasojë e shpërthimit ishte shkrumbuar edhe automjeti i tij tip “Benz”.

Zalla konsiderohej person shumë i kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa prej kohësh i shmangej drejtësisë. Arrestimi i tij është cilësuar nga Policia e Shtetit si finalizim me sukses i operacionit “Fundi i Arratisë”, ndërsa hetimet pritet të vijojnë për të zbardhur rolin e tij në ngjarjet për të cilat është vënë në kërkim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit