Arrestohet për ngacmim sèksual ish-ministri i Shëndetësisë

Arrestohet për ngacmim sèksual ish-ministri i Shëndetësisë

Një skandal seksual ka përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë në Kosovë.

Numan Baliq, ishte në vendin e punës në spitalin e Pejës, teksa dyshohet se ka ngacmuar një 23 vjeçare, që ishte në spital me vajzën e saj.

Nëna me vajzën e vogël gjendej në repartin e Ortopedisë në spital, dhe është ankuar se është ngacmuar seksualisht nga mjeku Numan Baliq.

“Ka hyrë në repart, gruaja e ka pasur vajzën te shtruar prej 16 ditësh. Mjeku i ka thënë duhet të vish në zyrë për një aparat, pastaj ka filluar ta ngacmojë me fjalë dhe ka filluar ta prek në trup. Ajo ka thirrur sigurimin dhe policinë”, kanë treguar burime nga brenda spitalit.

Në muajin shkurt të vitit të kaluar, Baliq ishte pushuar nga puna, për shkak se ndaj tij është ngritur aktakuzë për ngacmimi seksual.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit