Arrestohet "Princi i Pianos", kaloi natën me një prostitutë

Arrestohet “Princi i Pianos”, kaloi natën me…

Pianisti i mirënjohur në Kinë, Li Yundi është arrestuar nga policia pasi ka kërkuar shërbimin e një prostitute.

Autoritetet në Chaoyang të Pekinit kanë njoftuar se pasi morën informacione anonime për punën e paligjshme seksuale në zonë, “filluan një hetim” dhe arrestuan një 39- vjeçar me mbiemrin Li, së bashku me një femër 29-vjeçare me mbiemrin Chen.

Edhe pse deklarata nuk e identifikoi Li me emrin e tij të plotë, Byroja e Sigurisë Publike Komunale e Pekinit konfirmoi  më vonë në media duke thënë:

“Nuk ka vetëm bardh e zi në këtë botë, por duhet dalluar e zeza nga e bardha.”  Mesazhi i fshehtë shoqëronte një foto pianoje, gjë që bëri që shumë njerëz të besonin se personi që u arrestua ishte pianisti i njohur. Më vonë në mbrëmje, People’s Daily konfirmoi se ishte Li.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit