Arrestohet punonjësi i Kadastrës, zhvaste nga lekët qytetarët që kishin probleme me prona

Arrestohet punonjësi i Kadastrës, zhvaste nga lekët…

Korrupsioni në Shqipëri vijon të mbetet një dukuri shqetësuese me pasoja në funksionimin e institucioneve shtetërore, duke u renditur ndër vendet me nivel të lartë korrupsioni dhë ndëshkueshmeri të ulët të zyrtarëve të lartë.

Në zyrat shtetërore gëlon korrupsioni, ku qytetarët tashmë e dinë se po nuk pagove nuk e merr të drejtën.

I tillë është edhe rasti i një prej ish punonjës i Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Tiranë. Ai u vu në pranga ditën e sotmë dhe mbi të rëndon akuza  për veprën penale “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se kanë qenë 14 raste që ai iu kanë marrë para qytetarëve për të fituar kompensimet nga pronat.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 9 shtetas të tjerë, nga të cilët 2 me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, 1 me masën “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe 6 me masën “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, pasi dyshohet se kanë ofruar ryshfet për të përfituar kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit