Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, arrestohet Ramazan Rraja

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, arrestohet Ramazan…

Arrestohet Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Rraja është shpallur në kërkim qysh prej datës 17 janar 2023, pasi gjykata e posaçme ka pranuar kërkesën e prokurorisë SPAK, për caktimin e masës së arrestit në burg ndaj Rrajës.

SPAK pretendon se Ramazan Rraja, kushëriri i tij Redjan Rraja dhe persona të tjerë në qytetin e Durrësit, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në atentatin e datës 1 nëntor 2019 në zonën e Sukthit, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe të plagosur rëndë Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Fillimisht për ngjarjen u arrestuan dhe u lanë nën arrest me burg Redjan Rraja dhe Artiol Halilaj. Ndërsa në Janar erdhi vala e dytë e arrestimeve lidhur me ngjarjen. Në pranga Bashkim Haxhiaj; 54 vjeç; Marsel Deçka; 38 vjeç;  Kili Nerjaku alias Genti Ndërjaku, 40 vjeç; të tre banues në Durrës; si dhe Endrit Sinani, 29 vjeç dhe Juljan Pjetri, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ndërsa në kërkim, u shpallën Amar Shkëmbi, Plarent Dervishaj,  Julian Meçaj dhe Ramazan Rraja. Ky i fundit u ndalua këtë të Mërkurë, ndërsa Shkëmbi në muajin Shkurt.

Ndaj të gjithë këtyre personave, GJKKO ka caktuar masën e arrestit me burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit