Arréstohet reperi shqiptar, nuk respektoi masat kundra koronavirusit

Arréstohet reperi shqiptar, nuk respektoi masat kundra…

Reperi më i ri shqiptar i njohur si Kastro është arrestuar nga pôlicia, pasi nuk ka respektuar masat anti-Covid.

Gjatë kohës që ishte duke xhiruar klipin e tij më të ri, Kastro është vënë në pranga nga uniformat blu në Maqedoninë e Veriut dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë shpjegime.

Vetë reperi përmes një postimi në “Instagram” ka bërë me dije se sipas pôlicisë është arréstuar për shkak të mos respektimit të masave që janë ndërmarrë kundër përhapjes së koronavirusit.

Gjithashtu Kastro na vë në dukje se ky arréstim nuk ishte i duhur, pasi ai ka xhiruar klipin e ri me rregulla, maska dhe distancë.

“Unë sot jam arrestuar e u mora në pyetje nga organet kompetente, sepse kam qenë duke xhiruar klipin e ri në mënyra shumë të rregullta, me maska dhe distancë.

 Por sidoqoftë, pas disa orësh jam liruar.

Kështu që për pak ditë shihemi me këngën e re”, shkruan reperi.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit