Arrestohet shqiptari, detyroi dy motrat të bëhen prost*tuta

Arrestohet shqiptari, detyroi dy motrat të bëhen…

Një emigrant shqiptar 39 vjeç, i cili detyroi dy motra ukrainase që të ushtronin prostitucionin, është arrestuar nga policia italiane ne Qualiano.

Shqiptari u kishte vjedhur pasaportën dy motrave dhe i ka kërcënuar ato duke i detyruar të bëheshin prostituta, duke përfituar një pjesë të mirë të fitimeve.

Policia e arrestoi shqiptarin kur ai u takua me dy gratë për të mbledhur paratë dhe për t’i sjellë ato në shtëpi.

Me vete, ai kishte një pasaportë në emër të njërës prej dy viktimave. Aktiviteti kishte nisur që prej qershorit të vitit të shkuar, duke përdorur dhunë dhe kërcënime.

39-vjeçari u transferua në burgun e Poggioreale në pritje të gjykimit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit