Arrestohet shqiptari në Hollandë| Po priste 1 ton kokainë në portin e Roterdamit

Arrestohet shqiptari në Hollandë| Po priste 1…

Një shtetas shqiptar me inicialet F.M, ka rënë në pranga nga policia hollandeze, si i dyshuar për shpërndarje të kokainës. 29-vjeçari shqiptar ishte duke pritur një sasië jashtëzakonisht të madhe të drogës, e cila arrinte shifrën e 1000 kilogramëve. I riu, u arrestua në portin e Roterdamit, dhe është pjesë e një grupi të kapur po në këtë port, në prill të vitit 2020. Ndaj tij është marrë një masë penale me të paktën 4 vite burg.

Sipas mediave holandeze, 29-vjeçari i cili nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, akuzohet gjithashtu për pjesëmarrje në organizata kriminale, posedim të armëve të zjarrit, municione dhe pastrim parash në vlerën e 60 500 euro. Më 7 prill 2020, një kontejner i ngarkuar me 998.5 kilogramë kokainë mbërriti në portin e Roterdamit.

Pas mbërritjes së drogës në port, drejtimin e kontejnerit e ka marrë 29 vjeçari, por pasi mori në dorëzim kontejnerin ai konstatoi se ishte i boshatisur. Për këtë arsye, ai njoftoi të dyshuarit e tjerë përmes një llogarie në Sky CC. Nga hetimet rezultoi se shqiptari kishte pasur kontakte të shpeshta përmes këtij kanali komunikimi, ku shkëmbente foto dhe të dhëna me grupet e ndryshme të drogës.

“A i ke hequr të gjitha hekurat (kuptohen armët)? Hekurat duhen, po nëse vjen dikush dhe të  grabit, si i bëhet pastaj? Pagova 2 mln për ty se të rrahën në garazh. E kupton apo jo? Është hera e parë dhe e fundit. Duhet të ketë një hekur (armë) në çdo shtëpi, kjo nuk duhet të ndodhë më”, thuhet në një nga komunikimet e zbardhura të hetuesve holandezë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit