Arrestohet shqiptari në Londër, shef kuzhine dhe importues kokaine

Arrestohet shqiptari në Londër, shef kuzhine dhe…

Tetë persona janë arrestuar në Londër pas një operacioni anti drogë. Mes tyre ishte dhe një shef kuzhine shqiptar i cili dyshohet se importonte sasi të mëdha kokaine.

Detektivët e Met Specialist Crime Command dhe National Crime Agency , raporton Top Channel, duke iu referuar komunikatës për mediat arrestuan – Ermal Shtrezi – 39 vjeç, banues Lyndhurst Road, N22.

Ndaj Shtrezit me origjinë nga Maqellara e Dibrës me profesion shef kuzhine, u ngritën akuzat për konspiracion në importin e drogës të klasit A dhe posedim të sendeve të përfituara nga krimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit