Arrestohet "skifteri" në Berat, po vidhte banesën e komshiut

Arrestohet “skifteri” në Berat, po vidhte banesën…

Një 30- vjeçar është vënë në prangat e policisë në Berat.

I riu ka tentuar të vjedhë banesën e fqinjit të tij në fshatin Vodicë.

Personi i identifikuar me inciale A.K., u arrestua nga policia paraditen e kësaj të premteje, i cili do të përballet me akuzën për këtë vepër penale. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 30 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Poliçan, pasi gjatë natës, në fshatin Vodicë, tentoi të vidhte në banesën e një shtetasi“, njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit