Arrestohet “skifteri” nga Peshkopia: I gjendet armë dhe municion luftarak!

Arrestohet “skifteri” nga Peshkopia: I gjendet armë…

Besmir Maha, 29 vjeç, është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi ishte shpallur në kërkim. Gjykata ka dhënë ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohet se është autor i 7 vjedhjeve.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakuf”, në një banesë të braktisur në fshatin Vakuf, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim policor:

– Besmir Maha, 29 vjeç, banues në Peshkopi.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe ‘Vjedhja e mbetur në tentativë’, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se është autor i dyshuar i 7 rasteve të vjedhjeve në banesa dhe në lokale, të ndodhura më parë në qytetin e Peshkopisë dhe zonat përreth saj.

Në momentin e ndërhyrjes, në tavanin e banesës së braktisur ku ishte i fshehur shtetasi B. M., Policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu që e mbante pa leje, një armë të ftohtë thikë dhe municion luftarak.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Dibër, për hetime të mëtejshme”, njofton Policia.

144567330_2978350539117964_5889870293267216950_o.jpg
144518772_2978350575784627_988296894824887204_o.jpg

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit