Arrestohet Tina Pajollari, bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços

Arrestohet Tina Pajollari, bashkëpunëtore në vrasjen e…

Martina Pajollari është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços, më 18 qershor të këtij viti në Kolanec.

Policia ka arritur të siguroje mjaftueshëm prova që vërtetojnë se Tina Pajollari ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar.

Të arrestuarit janë Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj, të cilët po vuajnë dënimin në burgun e Drenovës.

Ende nuk dihet arsyeja e vrasjes, por dyshohet se shkaku kryesorë është Martina Pajollari, e cila kishte një lidhje të 2-fishtë

Kujtojmë se trupi i pajetë i Martin Çeço u gjet në rezervuar, në fshatin Kolanec. I riu rezultonte i zhdukur dhe u denocua në polici nga familjarët. Gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit. Ai u transportua në morgun e spitalit të Korçës, ku iu nënshtrua ekzaminimeve për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Sipas hetimeve autorët i kanë marrë jetën të riut duke e mbytur dhe më pas e kanë hedhur në rezervuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit