Arrestohet vëllai i deputetit socialist, u kap me drogë

Arrestohet vëllai i deputetit socialist, u kap…

Në kuadër të një operacioni antidrogë të zhvilluar në zonën e Ungrejit, policia e Lezhës ka shoqëruar dhe po merr në pyetje Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të Partisë Socialiste në këtë qark, Eduart Ndreca. Bashkë me të është shoqëruar edhe kunati i Armando Ndrecës, ndërsa operacioni është zhvilluar në fshatin Kashnjet të njësisë administrative Ungrej.

Policia e Lezhës pritet të dalë në një komunikim për mediat lidhur me këtë rast, ndërsa blutë vazhdojnë të kryejnë verifikime për përfshirjen e tij ose jo në këtë aktivitet. Operacioni është zhvilluar ditën e mërkurë, por ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe detajet e mëtejshme të tij.

U sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë. Më tej, në banesat e 2 të arrestuarve në flagrancë, Policia gjeti 3 armë të ftohta dhe 1 maskë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit