Arrestoi kriminelin për drogë, përfundon në pranga ish-polici shqiptar

Arrestoi kriminelin për drogë, përfundon në pranga…

Një kalvar i gjatë vuajtjesh e ka shoqëruar Igli Dukën, ish-efektiv policie, i cili ka rënë në prangat e policisë britanike në Livingsone të Skocisë, gjatë një operacioni të fermave të kanabisit.

Ai u arrestua pasi policia gjeti qindra bimë kanabis të kultivuara në një njësi industriale. 24-vjeçari në sallën e gjyqit ka deklaruar se një kriminel që ai e kishte arrestuar gjatë kohës kur ushtronte detyrën si polic në Shqipëri, e ka shantazhuar dhe detyruar që te bëhej “kopshtar” në shtëpinë e tij të barit.

Duka tha gjithashtu se krimineli kishte kërcënuar edhe familjen e tij.

Avokati i ish-policit tha se për t’u larguar nga kjo situatë e krijuar në atë kohë, ish-polici ishte arratisur për në Britani ku kishte gjetur punë në një kantier ndërtimin ndërsa familja e tij u arratis në Greqi, por babait të Igli Dukës i ‘u desh të kthehej në Shqipëri për arsye shëndetësore, ku edhe u shantazhua që të tregonte vendndodhjen e djalit të tij. I gjendur përballë kësaj situate Igli Duka nuk zgjodhi të denonconte tek autoritetet britanike shantazhuesin por të punonte në fermën e “kriminelit” që e gjurmonte këmba këmbës.

Igli Duka ishte i frikësuar se policia në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ishte në gjendje të shpëtonte familjen e tij.

Ish-policit do t’i duhet të qëndrojë dy vite pas hekurave për vepër të rëndë kriminale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit