Arrestuan "Ujkun e Cërrikut" punonjësve të policisë u shtyhet marrja e gradave

Arrestuan “Ujkun e Cërrikut” punonjësve të policisë…

Mania për të bërë lajm dhe për të krijuar bindjen se krimi po goditet rënd duke arrestuar edhe “Ujkun e Cërrikut”, u ka kushtuar shumë punonjësve të Policisë së Elbasanit. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin megaoperacion “Tempulli”, ku ranë në pranga disa persona për shperndarje të lëndeve narkotike.

Së fundmi mësohet se efektivët që kanë marrë pjesë në arrestimin e “Ujkut të Cërrikut”, u është shtyrë afati i gradimit me një vit. Një vendim i tillë vjen si masë ndëshkimore për ta, pasi mendohet se video është bërë qëllimisht dhe për të qarkulluar si video virale.

Nga operacioni i trumbetuar aq me bujë edhe nga Taulant Balla, ranë në pranga 246 persona teksa u pretendua se u shkatërruan 23 grupe kriminale. Në total u sekuestruan 134 kg kanabis, 1.2 kg kokainë dhe tableta ekstazi. Droga e sekuestruar sipas policisë shitej në afërsi të shkollave. Mirëpo është konfirmuar se “Ujku i Cërrikut” ka rezultuar se nuk është pjesë e 23 grupeve kriminale të pretenduara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit