Arrihet marrëveshja e pensioneve me Italinë

Arrihet marrëveshja e pensioneve me Italinë

Italia do të njohë kontributet shoqërore të shqiptarëve që jëtojnë aty! Ky është një lajm i mirë pasi në shtetin fqinj numri i shtetasve shqiptarë që punojnë dhe kanë krijuar jetën është i madh.

Njohja e sigurimeve shoqërore është bërë falë nënshkrimit të një marrëveshje reciproke mes ministrit të Jashtëm të vendit tonë Igli Hasani dhe homologut të tij italian, Antonio Tajani. Gjatë verës së vitit 2023 një grup përfaqësuesish të shqiptarëve në Itali, protestuan në Tiranë për njihejen e kontributeve shoqërore, pasi ata nuk do të përfitonin nga pensioni i pleqërisë dhe pse kishin më shumë se 20 vite që punonin në shtetin fqinj.

Duke nisur nga sot, shqiptarët do të përfitojnë ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore, trajtimin e barabartë të personave të punësuar dhe për të vetë punësuarit. Sigurimi i pleqërisë, invalididtetit, papunësisë, sëmundjeve dhe pensioni familjar janë disa përfitime të tjera nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit