Arrihet marrëveshja, ky shtet njeh patentat shqiptare

Arrihet marrëveshja, ky shtet njeh patentat shqiptare

Një tjetër shtet njeh lejet e drejtimit shqiptare, duke iu dhënë një mundësi më shumë shoferëve, pse jo dhe për ta parë si një mundësi emigrimi për punë.

Bëhet fjalë për Turqinë, të cilët kanë vendosur që të njohin lejet e drejtimit shqiptare pas marrëveshjes së arritur mes dy shteteve, marrëveshje e cila është publikuar dhe në fletoren zyrtare.

Kjo është një marrëveshje e ndërsjelltë për të njohur patentat apo lejet e drejtimit. Tashmë patentat apo lejet e drejtimit të shqiptarëve do të njihen edhe në Turqi kurse ato turke do të njihen edhe në Shqipëri.

V E N D I M PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË DHE SHKËMBIMIN E LEJEVE TË DREJTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit