Arrihet marrëveshja për Kodin Zgjedhor, PS tërhiqet nga komisionet e depolitizuara

Arrihet marrëveshja për Kodin Zgjedhor, PS tërhiqet…

Një burim brenda nga tryeza për reformën zgjedhore që është duke u zhvilluar në këto momente ka konfirmuar për Lapsi.al se marrëveshja pothuajse ka përfunduar dhe se është arritu konsensusi për atë që Basha e quajti pika e fundit, “kur topi mbeti në fushën e tij”. Bëhet fjalë për përbërjen e komisionerëve të cilët socialistët i donin të depolitizuar ndërsa opozita siç kanë qenë deri më sot me përbërës partiakë. Edhe mbrëmë në emisionin “Opinion”, Edi Rama e mbrojti këtë ide duke thënë se ajo është një kërkesë e OSBE -ODHIR, e cila është shndërruar në një kusht për hapjen reale të negociatave më BE.

Opozita fillimisht ka pranuar që komisionet të përbëhen me komisionerë të depolitizuar dhe punonjës të administratës, por që në 6 muajt e fundit nuk kanë qenë pjesë e saj. Pra që kanë punuar deri gjysëm viti më parë.

Në të kundërtën ajo ka këmbëngulur ajo, për këto zgjedhje të kkthehemi tek sistemi i vjetër me komisionerë partiakë.

Nuk dihet nëse marrëveshja që opozita ka rakorduar me ndërkombëtarët të cilët thonë se kanë edhe viston e PS-së, do të nënshkruhet në fund nga socialistët. Por tani për tani burime të saj nga brenda mbledhjes thonë që marëveshjja është arritur me mbetjen në fuqi të komisionerëve të partive.

Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita. Puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar. Puna do të vijojë për çështjet e tjera në Këshill, që nuk kanë të bëjnë me administraten zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që Parlamenti të mos e ndryshojë dot draftin pa pëlqimin e palëve në Këshillin Politik. Mësohet se rol kyç në dakordësinë mes palëve ka patur Komisioni Europian.

/Lapsi.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit