Arrihet marrëveshja zgjedhore: identifikim biometrik të të gjithë votuesve

Arrihet marrëveshja zgjedhore: identifikim biometrik të të…

Sapo është arritur marrëveshja për reformën zgjedhore. Lajmi është konfirmohet për Exit News nga burime brenda Këshillit Politik.

Detajet e marrëveshjes janë ende të paqarta, por Exit ka mësuar se është arritur dakordësia për identifikimin biometrik të votuesve në të githë vendin.

Gjithashtu është rënë dakord për emërimin e një nënkryetari të KQZ-së, të propozuar nga opozita, i cili do ngarkohet me menaxhimin e sistemit teknologjik për identifikimin biometrik. Ky emërim ka qenë oferta që Kryeministri Rama bërë të enjten si shenjë kompromisi me opozitën.

Ende nuk është e qartë se çfarë dakordësie është arritur për administratën zgjedhore, nëse ajo do të jetë tërësisht jopartiake apo do të ketë kombinim midis komisionerëve jopartiakë dhe vëzhguesve partiakë.

/Exit.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit