Arriti të fitonte medalje në Tokio, sportistja australiane përdori teknikën e çuditshme për të riparuar kajakun

Arriti të fitonte medalje në Tokio, sportistja…

Sportistja australiane, Jessica Fox fitoi medaljen e bronzit ditën e djeshme në Lojërat Olimpike të “Tokyo 2020”, në disiplinën e rafting të Slalomit në kategorinë C1.

Lajmi nuk do të bënte bujë të madhe në media nëse ajo nuk do të përdorte një teknikë të mahnitshme për të riparuar kajakun e saj para garës.

Para performancës në finale, ajo vuri re se kajaku i saj ishte dëmtuar, kështu që iu desh të bënte një improvizim në mënyrë që ta “arnonte” atë. Për të konsoliduar pjesën e përparme të tij dhe për të mbajtur karbonin në vend, Fox vendosi…një prezervativ.

Në një postim në Instagram, Fox shpjegoi procesin.

“Vë bast që nuk e dinit që prezervativët mund të përdoren për të riparuar një kajak”, shkroi ajo krahas pamjeve që tregonin kur ajo po vendoste prezervativ mbi pjesën e dëmtuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit