Arriti të realizonte një nga vjedhjet më të mëdha në histori, Faruk Ozer dyshohet se është rrëmbyer në Shqipëri

Arriti të realizonte një nga vjedhjet më…

Turqia u trondit nga një skandal i madh rreth 10 ditë më parë,  ku i riu Faruk Ozer arriti të realizonte një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e këtij shteti, plot 2 miliardë dollarë kriptomonedha.

Edhe pse kohët e fundit kemi dëgjuar që kriptovalutat janë shumë të shquara në të gjithë botën, ne nuk kemi dëgjuar për problemet me këto monedha.

A ishte rrëmbyer Fatih Faruk Özer?

Kompania e drejtuar prej Ozer, Thodex arriti të vidhte punën e më shumë se 300 mijë njerëzve dhe të arratisej nga vendi me një metodë të ngjashme me idetë klasike të mashtrimit.

Mediat turke bëjnë me dije se biznesmeni, i cili deklaoroi  se do të kthehej, u zhduk me një deklaratë me shkrim që bëri nga Shqipëria dhe pas kësaj kohe ende nuk dihet vendndodhja e tij. Policia vazhdon t’i përqëndrojë hetimet në dy pista kryesore: Ky person u rrëmbye në  Shqipëri apo ai u vetëzhduk duke bërë biznes me mafien.

A ka bashkëpunuar Fatih Faruk Özer me mafian?

Edhe pse është krijuar një ekip shumë i veçantë nga ekipet policore të Shqipërisë dhe Turqisë, ky person ende nuk është gjetur. Shqipëria ka një strukturë të përzier dhe ngjarjet masive mafioze spikasin në këtë vend.

Dilema që mundon organet ligjzbatuese turke është nëse ky person u rrëmbye apo u zhduk duke bërë biznes me mafian shqiptare.

Ky njeri, të cilit i thuhet se do të kthehet në Turqi, ndoshta tani po shijon pushimet në një vend të panjohur, ose mund të vaijojë jetën e tij me një pasaportë tjetër në një nga hotelet më të bukura

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit