Arritje historike, Leipzig eliminon Atletico Madrid dhe arrin në gjysmëfinale të Champions League

Arritje historike, Leipzig eliminon Atletico Madrid dhe…

Historike në Champions League.

Klubi i Leipzig, siguroi për herë të parë në historinë e vet kalimin në fazën gjysmëfinale të Champions League.

Ata thyen çdo parashikim, teksa mundën 2-1 Atletico Madrid.

Pjesa e parë e takimit ishte pa gola, ndërkohë gjermanët kaluan në avantazh në minutën e 51-të me Dani Olmo.

Atletico barazoi shifrat në minutën e 71-të me Joao Felix falë një penalltie.

Adams kishte ruajtur surprizën, kur në minutën e 88-të realizoi golin e dytë për Leipzig dhe çoi ekipin në gjysmëfinale, ku do të përballet me PSG.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit