ARRSH hedh 2.5 mld lekë për një pjesë të rrugës Elbasan – Qafë Thanë, por në plan nuk përfshihet asfaltimi

ARRSH hedh 2.5 mld lekë për një…

Autoriteti Rrugor Shqiptar, nën drejtimin e Evis Berberit, po zhvillon disa projekte ku bëhen miliarda shpenzime, por punët nuk po kryen. Në 29 Mars me një fond limit prej 2.5 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për fazën e dytë të zgjerimit të rrugës Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII.

Sipas dokumenteve të tenderit gjatësia e segmentit të dytë është 3.84 km. Ndërkohë ajo që bie në sy është se paratë e vëna në dispozicion nuk mjaftojnë për asfaltimin, pra nuk duhet se për çfarë do të shkojnë këto para kur nuk do të asfaltohet rruga.


Ky aks fillon në fshatin Mirakë dhe përfundon 600 m përpara urës të Murrashit. Dhe është planifikuar që punimet do të zgjasin për dy vjet. Dhe në këtë afat fondi 2.5 miliardë lelë është vetëm për korridorin e 8, pasi për të tjerët derdhen të tjera fonde.
Ndërkaq, vlen të theksojmë se ky është segmenti i dytë për të cilin po zhvillohet tenderi, teksa në segmentin e parë, që ka një gjatësi prej rreth 5 km në fillim të këtij viti nisën punimet. Në total, gjatësia e rrugës nga Elbasani në Qafë Thanë është 50.12 km, por të paktën për 1 segment nuk ka nisur ende as faza e projektimit.
Çka do të thotë se edhe për dy vitet e ardhshme nuk dihet nëse punimet në këtë rrugë do të kenë përfunduar dhe ajo do të jetë në gjendje të mirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit