Arsenal armësh 'te 5 maji', ishin të futura në thasë

Arsenal armësh ‘te 5 maji’, ishin të…

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për sekuestrimin e një arsenali armësh në kryeqytet.

Sekuestrimi u bë ditën e djeshme në zonën e 5 Majit në Tiranë. Policia gjeti pjesë armësh si pushkë, mitraloz i lehtë dhe mitraloz i rëndë dhe kallash.

Polica ka dhënë detaje duke informuar se municionet luftarake dhe pajisje optike ushtarake, ishin të futura në thasë.

Nuk dihet nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale.

Njoftimi i policisë

Tiranë Sekuestrohen pjesë të armëve të ndryshme, dylbi për snajper, një granatëhedhës, karikatorë dhe municion luftarak. Më datë 05.10.2022, në rrugën “Besim Fagu”, Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona, për shkak të presionit të Policisë, kishin transportuar dhe hedhur në një ambient të jashtëm, pjesë armësh e municion luftarak, menjëherë kanë ushtruar kontroll dhe kanë gjetur në rrugën “5 Maji”, pjesë armësh të ndryshme (kallashi, mitralozi të lehtë, mitralozi të rëndë, pushke), municione luftarake dhe pajisje optike ushtarake, të futura në thasë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon punën për identifikimin e poseduesve të armëve dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Provat materiale do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit