“Arsim publik falas”-Qeveria e Kosovës e bën realitet, heq tarifat për Bachelorin dhe Masterin

“Arsim publik falas”-Qeveria e Kosovës e bën…

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknoologjisë dhe Inovacionit në Kosovë ka vendosur që të heq tarifat e studimit për nivelin Bachelor dhe Master në Universitetet Publike të saj.

Njoftimi është bërë vetë nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ka shumicën në parlament dhe kryetarin e qeverisë.

Ky është një premtim i hershëm i Vetëvendosjes së drejtuar nga Albin Kurti.

Arsim publik falas është kërkesë e kamotshme e studentëve të Universitetit Publik në Kosovë. Kësaj kërkese sot iu përgjigj ministrja e MAShTI-t, Arbërie Nagavci, e cila i siguroi studentët që janë hequr tarifat për nivelin Bachelor dhe Master, dhe që një gjë e tillë po provohet të bëhet edhe me nivelin e doktoratës. Arsimi është një e drejtë për të cilën nuk duhet të paguaj askush, andaj, filluar nga ky vit akademik 2021/2022, në përputhje me Programin Qeverisës të Qeverisë Kurti II, studentët do të lirohen nga tarifat në Universitetin Publik. Më shumë mundësi e më shumë barazi, për të gjithë dhe pa dallim”-shkruan Vetëvendosja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit