Arsim, punë, apo trajnim/ 32% e të rinjve shqiptare janë joaktivë, përqindja më e madhe tek femrat

Arsim, punë, apo trajnim/ 32% e të…

Të rinjtë që nuk arsimohen, punojnë apo trajnohen zënë një përqindje të rëndësishme në shkallën e papunësisë në vendin tonë. Teksa mosha 20-24 vjeç konsiderohet si mosha më aktive për t’u punësuar, arsimuar, në vitin 2021 rreth 32% e tyre nuk preferonin të ndiqnin asnjë nga kategoritë, duke përzgjedhur të qenit joaktivë.

Përqindja e larta e personave joaktiv regjistrohet edhe 25-29 vjeç,  Ndërsa mosha 15-19 vjeç, në pjesën më të madhe, është ende e angazhuar në arsim dhe janë të paktë të rinjtë që ndjekin shkollën dhe njëkohësisht kryejnë ndonjë punë.

Sakaq, Instat thekson se në këtë grup bie në sy një përqindje më e madhe e femrave në krahasim me meshkujt. 

Ndërkohë, nga të dhënat e publikuara evidentohet se, për fëmijët e punësuar të moshës 15-17 vjeç, duket se angazhimi më i madh është në bujqësi. Ndërsa, shërbimet janë aktiviteti i dytë kryesor ku përfshihen fëmijët e kësaj moshe, me një peshë rreth 12%.

Sakaq,  të rinjtë sipërmarrës, që janë të vetëpunësuar apo që kanë një biznes me punonjës me pagesë, zënë më pak se 20% të të punësuarve 15-29 vjeç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit