Arsyeja e fortë, pse nuk duhet të pini makiato në Shqipëri...

Arsyeja e fortë, pse nuk duhet të…

Në Shqipëri të gjithë jemi konsumatorë të mëdhenj të kafesë dhe po ashtu edhe të makiatos.

Por shpesh na ndodh të ankohemi se në lokalin që zgjedhim, sidomos për kafenë e mëngjesit, shpesh nuk na e bëjnë kafenë të mirë.

Kjo u ndodh atyre që sidomos porositin një makiato, duke e përzierë ekspresin me qumësht të nxehtë apo të ftohtë.

Shumë klientë i vënë fajin për këtë banakierit që nuk e ka bërë si duhet kafenë, ndërsa vetë banakieri shpesh ia hedh fajin ekspresit.

Por nuk është as njëra dhe as tjetra arsyeja. Fajin për kafenë jo të mirë e keni vetë.

Po, po! Të gjithë ju që porosisni makiato në bare, nuk e dini se jeni duke i bërë një dëm të madh stomakut dhe gjithë organizmit tuaj.

Fajin nuk e ka kafeja kurrsesi, madje as ekspresi ose banakieri, por qumështi që përdoret për t’ju shtuar si përzierës kafesë.

Si ndikon pirja e kafesë me qumësht në shëndet - Telegrafi

Qumështi me vaj palme

Në 10 vitet e fundit Shqipëria është bërë një “parajsë” e produkteve ushqimore aspak cilësore, dhe sidomos atyre me bazë vajin e palmës.

Ky vaj, i cili përdoret nga agro-përpunuesit si përzierës për shumë produkte ushqimore, kryesisht bulmetra ose ëmbëlsira, sot në mbarë botën ka hasur në një debat të ashpër.

Ai konsiderohet nga shumë mjekë dhe studiues si një vaj me substanca kancerogjene, dhe tepër i dëmshëm për organizmin.

Por në 10 vitet e fundit në Shqipëri, sasia e importit të vajit të palmës dhe qumështit pluhur janë dhjetëfishuar nga ana e kompanive të agro-përpunimit, duke zënë rekorde në zhdoganime.

Gati që të gjitha kompanitë që merren me prodhimin dhe tregtimit e qumështit dhe nënprodukteve të tij bulmetore në të gjithë Shqipërinë, punojnë me vaj palme dhe me qumësht pluhur.

Ekspertët e sigurisë ushqimore kanë theksuar edhe më herët, se qumështi pluhur që përdoret si tretësirë shtuese në shumë nënprodukte të qumështit, është më pak i dëmshëm se sa vaji i palmës.

Por ky i fundit edhe pse mund të mos përdoret gjerësisht, ka një sektor ku ai përdoret pa masë.

Ky është pikërisht “qumështi i kafesë” që vetëm qumësht nuk është, por një tretësirë midis ujit, qumështit pluhur, vajit të palmës dhe disa tretësirave të tjera.

E pra, ky produkt që tashmë importohet nga jashtë, por edhe prodhohet gjerësisht nga fabrikat e qumështit në Shqipëri, ka zënë vend në çdo bar dhe kafene.

Këto të fundit janë biznesi më i përhapur në Shqipëri dhe nga statistikat më të fundit të EUROSTAT, vendi ynë renditet si i pari në botë për nga numri i bareve dhe kafeneve për frymë popullsie.

Po pse kjo?! Sepse të gjithë shqiptarët duan të pinë kafe, por edhe pse e konsumojnë shumë, nuk janë bërë ende konsumatorë cilësore apo nazelinj.

Fotografia e Ecomarket Albania

 

Pasojat në shëndet

Shqiptarët nuk e dinë se kur porositin makiato, ata kanë marrë një dozë nga “qumështi” i mbushur në ambalazhin tetrapak me vaj palme dhe esenca të tjera.

Por bëjeni vetë nëse cdo ditë ju takon të pini disa filxhanë makiato. Po në javë, po në një muaj?

Shumëfishojeni këtë me sasinë e filxhanëve me makiato të pira në një vit kalendarik dhe pastaj shkoni tek një mjek i mirë që t’u tregojë se çfarë i keni bërë stomakut tuaj…   

Duke iu referuar studimeve të fundit, kombinimi i kafesë dhe qumështit, pra makiato ka pasoja negative shëndetësore.

Ndonëse qumështi i jep një aromë më të lehtë dhe më të shijshme për kafen, pasojat janë për organizmin tonë.

1- Kombinimi i kafeinës dhe kazeinës (proteina e qumështit) krijon mpiksjen e stomakut, që është shumë e vështirë për t’u tretur. Jo vetëm që kafeja me qumësht bëhet më pak e lehtë, por gjithashtu mund të shkaktojë intolerancë.

2- Qumështi në kafe shkakton sekretim të kalciumit përmes urinës, duke rritur sekretimin e kalciumit në zorrë.

3- Kafja e thjeshtë nuk përmban kalori dhe yndyra. Kur kombinohet me qumësht, atëherë numri i kalorive të panevojshme dhe yndyra që hamë është rritur, sidomos kur pimë shumë kafe çdo ditë.

Ja pra, pse nuk duhet të pini makiato, sidomos në Shqipëri ku cilësia si e qumështit të prodhuar në vend për kafenë, si atij të importuar lë shumë për të dëshiruar.

[ngg src=”galleries” ids=”170″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit