Arsyeja e frikshme pse salmoni që blini në dyqane ka ngjyrë rozë

Arsyeja e frikshme pse salmoni që blini…

Salmoni rozë është një përfaqësues tipik i familjes së salmonit, i dalluar nga madhësia e tij relativisht e vogël dhe prevalenca e lartë në ujërat e ftohtë të oqeaneve dhe deteve. I referohet peshqve anadrobikë, të cilët karakterizohen nga riprodhimi në ujëra të ëmbla dhe që jetojnë në dete.

Por pse ky salmon ka këtë ngjyrë?

Sipas disa studimeve, e gjithë kjo ngjyrë e salmonit varet nga ushqimet që përdorë ky peshk anadrobik. Ky salmon i egër ushqehet me karkaleca dhe krill, të cilat përmbajnë përbërje kimike të quajtura karotenoide që janë janë pigmente organikë. Kjo e fundit përmban kimikatin astaksantin,  C40H52O4 (Astaxanthin), që është përgjegjës për ngjyrën që ka salmoni rozë, teksa është anti-oksidues i vitaminës. Nëse salmoni nuk do të ushqehej me krill dhe karkaleca, ajo do të kishte një ngjyrë të bardhë.

Don Read i cili drejton fermën e peshkut West Creek Aquaculture në British Columbia, Kanada u shpreh se nëse peshqit nuk do të ushqehen me këto lloj ushqimesh dhe nëse do të kishin ngjyrë të bardhë nuk do të mund të shiteshin, pasi klientët e pëlqejnë që mishi i salmonit të jetë rozë.  Ndërkohë Paul Greenberg, autor i Katër Peshqve dhe Kapjes Amerikane, tha se salmoni rozë është peshku më i popullarizuar në Amerikë dhe kjo vetëm për shkak të ngjyrës.

Burimi: ladbible.com/Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit