Artan Fuga: E dini se çfarë po i ndodh kombit apo në djall vaftë Shqipëria, rinia, dituria!

Artan Fuga: E dini se çfarë po…

Artan Fuga:

Statusi im per nivelin e dijeve ne shkollen e mesme kapi brenda 24 oresh 89 mijë persona audience, 20 mijë bashkëveprime, 440 komente te vyera, 300 e ca share!

Kjo tregon se sa i shqetësuar është opinioni!

Cfarë duhet tjeter që autoritetet qe marrin rrogën për të edukuar brezin e ri të zgjohen nga gjumi, të pushojnë vetlavderimet, të ulen dhe degjojnë pakënaqesite oqeanike të nxenësve dhe prinderve, të pyesin : moreeeee cfarë po ndodh?

Ore mos e shohin nga dronet këta të ministrise arsimin parauniversitar? E dini se çfarë po i ndodh kombit apo në djall vaftë Shqipëria, rinia, dituria!

Apo duan që 90 mijë vetë të vijnë para penxhereve te ministrisë për të trokitur me delikatesë në emër të bashkëqeverisjes me qytetarët ?

Nuk është e vështirë dhe e pabëshme!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit