Artan Fuga: Ministria e Arsimit ‘fatkeqësi kombëtare’

Artan Fuga: Ministria e Arsimit ‘fatkeqësi kombëtare’

Artan Fuga ka qenë i ftuar në A2 CNN, teksa ka folur për Ministrinë e Arsimit, duke e konsideruar atë si një ‘fatkeqësi kombëtare’.Ndër të tjera, Fuga u shpreh shpreh se institucionet e arsimit vijojnë akoma me tekste në letër, ndërsa mësimi online në periudhën e pandemisë rezultoi një fatkeqësi.

Artan Fuga:

Në gjendjen që ka këto vite, Ministria e Arsimit është një fatkeqësi kombëtare. Është fatkeqësi kombëtare me atë që po bën. Kaq. Unë nuk kam asgjë me mësuesit, jam vetë mësues, por imagjinoni: akoma tekstet janë tekste në letër. Platformën e shkollës e ke akoma në letër, pra je 5 shekuj mbrapa. Këtu duhet një revolucion i paparë. Mësimi “online” gjatë pandemisë u pa si fatkeqësi. Kam dy vite që bërtas e them se krizat kthehen burim emancipimi të jashtëzakonshëm. Njerëzimi është zhvilluar në momentet e krizave, jo të mirëqenies e bollëkut. Kush e kuptoi? Tërë kohën thonin se nuk bëhet mësimi “online”. Po nuk dite të përdorësh teknologjinë, sigurisht që nuk bëhet. Të rinjve u duket sikur të rriturit flasin shumë gjatë, sikur e stërhollojnë gjënë, mërziten… I gjithë brezi duhet të kuptojë që ka ndryshuar psikologjia. Unë mërzitem shumë kur dëgjoj mësues e prindër kur thonë se “me këta nuk bëhet sepse e kanë mendjen te telefoni”. Nuk është ashtu. Nuk mund të hidhet faji te rinia. Një historian i medias e kupton këtë. Edhe kur kaluan njerëzit nga shkrimi me pendë pate në penë metalike, thanë “u prish bota”. Tërë kohën kështu ndodh dhe mjerë ai që qëndron i ngurtësuar te e kaluara. Unë mendoj që mësuesit kanë mendësi, metodë dhe botëkuptim të prapambetur në raport me kulturën dhe shkencën e sotme. E di që mësuesve u mbetet hatri, por unë jam edhe vetë brenda.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit