Artan Fuga rendit arsyet/ Pse Kodi Zgjedhor duhet patjetër të ndryshojë

Artan Fuga rendit arsyet/ Pse Kodi Zgjedhor…

Akademiku dhe profesori i njohur, Artan Fuga shkruan se Kodi Zgjedhor duhet patjetër të ndryshojë.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga rendit disa nga arsyet se pse sipas tij, duhet të ndryshojë Kodi Zgjedhor, ndërsa ndër të tjera thekson se kjo do bënte që forca politike në pushtet të mos monopolizojë pushtetin.

Sipas Artan Fugës, pa zhdukjen e monopolizimit politik, sikurse edhe të monopolit ekonomik që shkojnë e bashkohen në një monopol pushteti oligarkik, Shqipëria do të vuajë gjatë.

“Kodi Zgjedhor duhet patjetër të ndryshojë!

Në mënyrë që forca politike në pushtet të mos monopolizojë pushtetin, sepse pushteti mund t’i kalojë opozitës!

Në mënyrë që forcat politike në opozitë të mos monopolizojnë opozitën sepse mund të ketë jo një, as dy por shumë opozita, me tapi nuk e ka njeri opozitarizmin dhe as ky i fundit nuk është lule mos më prek që nuk kritikohet nga opozita të tjera!

Në mënyrë që partitë parlamentare opozitë apo shumicë të mos monopolizojnë Kuvendin e Shqipërisë duke bërë llogaritë e këqia që sidoqë të jetë në mos në pushtet, deputet opozite me kolltuk të ngrohtë do të jem! Në Kuvend mund të vijnë parti politike ose forca lëvizjesh qytetare që sot janë jashtë dyerve të tij!

Pa zhdukjen e monopolizimit politik, sikurse edhe të monopolit ekonomik që shkojnë e bashkohen në një monopol pushteti oligarkik, PIRAMIDAL, Shqipëria do të vuajë gjatë dhe do të “agjërojë” gjithë vitin!

Aty është vija e kuqe, nuk ishte Teatri! Mos ngatërroni vizimin e fushave”-shkruan Artan Fuga.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit