Artan Hoxha shkon në Dubai/ Tregon bisedën me një nga “çunat” e paekstradueshëm

Artan Hoxha shkon në Dubai/ Tregon bisedën…

Gazetari Artan Hoxha ka shkuar së fundmi në Dubai, pas gjurmëve të shqiptarëve që merren me aktivitete kriminale dhe emrave të njohur për policinë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai tregon bisedën me një nga personat që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, por që nuk mund të ekstradohen në vendin tonë.

Ai zbulon se gjatë vizitës në Dubai ka parë disa nga “çunat” e paekstradueshëm, që në Shqipëri u qarkullojnë ende fotot kur kanë qenë në 8-vjeçare.

“Pas gjurmëve”…

Duke ndjekur gjurmët nëpër shkretëtirën e Gadishullit Arabik, të shfaqen si mirazh tej në horizont, kullat më të larta në bote, që gervishin qiellin e Dubait…

Më pyeti një nga “çunat” e paekstradueshëm në Europë:

Ke një javë që sillesh vërdallë, si po të duket Dubai?!

Ja arrita ditës,- i thashë, –  t’i shoh origjinalet me ngjyra, madje në 3D, se në Shqipëri, u kemi vetëm me foto bardhezi, madje dhe ato kur keni qenë në 8-vjeçare…”, shkruan gazetari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit