Artan Hoxha thirrje “Ndranghetas”: Amani na tregoni kush ka qenë kontakti juaj në Presidencë

Artan Hoxha thirrje “Ndranghetas”: Amani na tregoni…

Gazetari investigativ Artan Hoxha shkruan se po pret me ankth që ‘zëdhënësit’ e klanit mafioz “Ndrangheta” të sqarojnë se cili person ka qenë kontakti i tyre në Presidencë, Kryeministri e Bashkinë e Tiranës.

Në një status në profilin e tij në Facebook, 24 orë nga buja që po bëjnë në media përgjimet e klanit mafioz, Hoxha shkruan se duhet sqaruar ‘kjo punë’, sepse vetë përfaqësuesit e institucioneve në vendin tonë nuk pranojnë të kenë lidhje me ta, por në fund të fundit, “Ndrangheta” nuk ka konktauar me ‘barinj në male’.

Postimi i plotë

Ne pritje te reagimit zyrtar per media, te zedhenesit te NDRAGETA-s Aman na e sqaroni kete pune, se po presim me ankth… Na thoni kush eshte kontakti juaj, ne presidence, ne kryeministri apo ne bashkine e Tiranes!!! Nuk na mbetet hatri edhe po ti keni kontakte te tre… Ne fund te fundit, ju nuk do kontaktoni me barinjte ne male!!! Deri tani ka reaguar per median, Presidenti, kryebashkiaku i Tiranes, Grida Duma e PD-se, etj.  Por asnjeri nuk pranon te kete lidhje me ju…

Megaoperacioni i autoriteteve italiane zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që tq futet në tendera e të ngrejë boznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili, Presidenca, Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit