Artan Hoxha vë me shpatulla pas murit policët| Tregon hilenë që përdorin tek testi i drogës

Artan Hoxha vë me shpatulla pas murit…

 Policët e shtetit janë vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pasi u janë nënshtruar testeve për të vërtetuar nëse janë përdorues droge. 36 në të gjithë vendin rezultuan pozitivë. Por pjesa më e madhe e tyre nuk i kanë pranuar rezultatet me pretendimin se laboratori i ka nxjerrë pozitivë për shkak se janë të sëmurë kronikë dhe përdorin ilaçe të ndryshme”. Ditën e sotme, drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano deklaroi se do të ketë një raund të dytë të analizave. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha. Ai shprehu vlerësimet e tij për testin anti-drogë, por theksoi se duhet të bëhet edhe testi i alkoolit.

“Testi anti-drogë deri tani aplikohet kryesisht për kandidatët që donin të rekrutoheshin, kryesisht për kadetët e akademisë së policisë ose pjesëtarët e patrullës së përgjithshme. Pastaj më pas, sepse ti mund ta kalosh testin e parë dhe kjo nuk e përjashton faktin që mund të bëhesh përdorues. Është e parashikuar në ligj, por nuk është ndjekur në praktikë deri tani.

U desh një urdhër i Gledis Nanos, që ka lëshuar disa urdhra për të bërë një reformë edhe brenda policisë për ta filtruar nga disa probleme dhe një nga këta është që gjatë 2 viteve të fundit është rritur në mënyrë të frikshme përfshirja e policisë në trafikun dhe shpërndarjen e drogës. Janë kapur në operacione pjesëtarë të forcave speciale, patrullës dhe policisë kriminale.

Policët u kthyen në shpërndarës dhe trafikues dhe një nga elementët që çoi në këtë situatë është që pjesa dërrmuese që u kapën u kthyen vetë në përdorues. Te drogërat e forta policët rezultojnë edhe vetë përdorues. Për mua duhet të bëhet edhe testi i alkoolit, që për mua është më i përhapur se droga në radhët e policisë” tha ai.

Sipas gazetarit, policët që marrin kokainë arrijnë që t’i shpëtojnë këtij testi.  “Përdoruesi i kokainës nuk të del duke marrë analizë në gjak, se për një javë pastrohet. Duhet marrë “ADN” nga fija e flokut. Këta që përdorin kokainë e dinë si të pastrohen dhe kjo analizë është e pamjaftueshme” tha Hoxha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit