Artan Hoxha zgjidhet rektor i Universitetit të Tiranës, lë pas në zgjedhje Hafizin e Sevranin

Artan Hoxha zgjidhet rektor i Universitetit të…

Zgjedhjet e mbajtura sot në Universitetin e Tiranës, kanë nxjerrë fitues Artan Hoxhën.

Ai siguroi 54% të votave.

Hoxha mori 348 vota nga pedagogët dhe stafi akademik, ndërsa kundërshtarët Mimoza Hafizi e Kozeta Sevrani, përkatësisht 176 vota dhe 122.

Zgjedhjet erdhën mes shumë polemikash, si për garën që nuk ishte e plotë në të gjitha universitetet e vendit, edhe për gjendjen që u zhvilluan në një kohë pandemie.

I vakët ishte interesimi i studentëve për të votuar, teksa vota e tyre ka peshë vetëm 10% në këtë proces.

 Një grup studentësh duke i konsideruar zgjedhjet në universitete të paligjshme, i kanë kërkuar presidentit që të mos i dekretojë ato.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit