Artan Lame quan Edi Ramën Ali Pasha të kohëve moderne/ “E paçim përjetë”

Artan Lame quan Edi Ramën Ali Pasha…

Kreu i Kadastrës Artan Lame në një takim me disa qytetarë të Gjirokastrës, pavarësisht se u kishte premtuar kartonin-tapi të pronave të tyre, i dergoi në shtëpi.

Të 30 qytetarëve u sugjeroi që të shkonin në shtëpi të aplikonin tek e-albania për t’i marrë. Gjatë fjalimit të tij Lame nuk i kurseu lavdet për kryeministrin Rama.

Teksa një prej qytetarëve e pyeti se ç’do bëhej me banesën e tij me tapi që nga koha e Ali Pashës por pa hipotekë, Lame i tha: “Apliko te “e-albania”, se ka ikur koha e Ali Pashait, jemi në kohën e këtij Pashait tonë që kemi në krye.”

“E paçim Pasha, përjetë”, tha Drejtori i Kadastrës Rajonale të Gjirokastër, Florian Taçi.

Ramës iu mbajt edhe iso nga njerëzit që ishin në takim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit