Arti në zi, ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

Arti në zi, ndahet nga jeta artisti…

Artisti i talentuar Përparim Tomçini është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Tomçini është i njohur për krijimtarinë e tij të suksesshme muzikore dhe për autorësinë e mbi 400 kompozimeve e përpunimeve të këngëve e melodive, Përparim Tomçini.

Lajmin e ka bërë të ditur ish deputeti i LSI Luan Rama me anë të një statusi në Facebook. Luan Rama shpreh pikëllimin për humbjen e kompozitorit.

Postimi i plotë i Luan Rama:

PËRSHPIRTJE PËR PËRPARIM TOMÇININ!

Sot është ndarë nga jeta Përparim Tomçini i Dibrës, njeriu zemërbardhë e miku zemërmirë, artisti i talentuar dhe me një profil të spikatur e të konsoliduar prej vitesh, që me shpirtin e vet qytetar dhe forcën e talentit të madh, i dha këngës dibrane përmasat e shpirtit shqiptar, duke e ngritur atë në nivele të panjohura më parë dhe duke e bërë këngën e të gjithëve, të shqiptarëve e zemrave të tyre.

Humbja është e madhe dhe pesha e dhimbjes e rëndë! Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij të shumtë!

Ngushëllime komunitetit të artistëve e gjithë Dibrës për humbjen e pazëvendësueshme! Lamtumirë mik e shok i shtrenjtë, që njësoj si valët e Drinit, do të jesh përherë i gjallë me këngën tënde që do të këndohet sa të ketë Dibër dhe shqiptarë mbi këtë dhe! Të ndrittë shpirti Përparim Tomçini!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit