Artisja e famshme tregon sekretin se si hoqi dorë nga drõga dhe alkooli

Artisja e famshme tregon sekretin se si…

Artistja me famë botërore, Miley Cyrus, ka folur shpesh publikisht për varësinë e saj nga droga dhe alkooli. Në një intervistë të dhënë së fundi për “Variety”, këngëtarja ka zbuluar se prej 6 muajsh nuk ndihet më e varur prej këtyre substancave.

Më herët Miley ka rrëfyer se tymoste çdo ditë marijuana, ndërsa pas ndërhyrjes kirurgjikale në kordat vokale gjithçka ndryshoi për të.

Në nëntor bëra një ndërhyrje me rëndësi në korda. Për 4 javë nuk më lejohej të flisja. Mu krijua biceps vetëm ngaqë i bërtisja nënës sime dhe që vazhdoja ende të bëja takime. Por kjo gjë më përgatiti për qetësinë dhe qëndrueshmërinë”, ka treguar këngëtarja.

Kam qenë totalisht esëll për këto 6 muajt e fundit. Në fillim ishte vetëm për shkak të ndërhyrjes në korda… por kjo gjë më ka bërë të mendoj shumë për nënën time. Nëna ime ka qenë e adoptuar dhe unë kam trashëguar disa ndjesi prej saj, ndjenjën e braktisjes dhe dëshirën për të provuar që ti je e dëshiruar dhe me vlerë. Prindërit e babait tim u divorcuan kur ai ishte 3 vjeç, kështu që im at u rrit vetë. Unë kam pasur shumë histori familjare, që kanë pasur sfida të cilat lidheshin me shëndetin mendor. Duke kuptuar të shkuarën ne kuptojmë më qartë të tashmen dhe të ardhmen. Mendoj se terapia është gjëja e duhur”, ka vazhduar me tej Miley.

Artistja ka shtuar se kjo gjendje shoqërohet me paragjykime, por ajo ja ka dalë mbanë.

Është shumë e vështirë veçanërisht kur je i ri. Ekziston ai paragjykimi ‘ti nuk je argëtuese’. Dhe unë ju them ‘Shpirt mund të më quash gjithçka, por unë e di që jam argëtuese’. Gjëja që pëlqej më shumë është se zgjohem 100%. Nuk dua që të zgjohem e dobët. Dua që zgjohem gati”, ka thënë Cyrus.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit