Artistët kërkojnë anulimin e festës, habit Kozeta Kurti: Unë spektatore e radhës së parë te Bregovic

Artistët kërkojnë anulimin e festës, habit Kozeta…

Ftesa nga Bashkia e Korçës për artistin serb, Goran Bregovic që të performojë në Festën e Birrës ka revoltuar artistët shqiptarë të cilët po bëjnë thirrje njëzëri për të anuluar këtë festë.

Emra të njohur si Vesa Luma, Big Basta, Noizy, Eni Koçi, Adriana Matoshi e shumë të tjerë kanë bërë postime në rrjetet sociale duke I bërë thirrje bashkisë së Korçës të anulojë ftesën.

Mirëpo, ajo që ka çuditur publikun me deklaratën e saj ka qenë gazetarja Kozeta Kurti, e cila ndryshe nga pjesa më e madhe e shqiptarëve, është shprehur se mezi po e pret ardhjen e këngëtarit serb.

Madje, në një postim në rrjetet e saj sociale, Kozeta është shprehur se do të jetë spektatore e radhës së parë për të shijuar performancën e tij.

“22 gusht 21′, në Shqipëri. Unë spektatore e radhës së parë!”- ka shkruar ajo duke revoltuar një pjesë të mirë të publikut.

Thirrjet për bojkot duket se nuk kanë ndikuar aspak tek Bashkia e Korçës, që nuk lëkundet fare në vendimin e saj.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit