
Artisti i njohur Ed Sheeran ka habitur fansat me veprimin më të fundit. Ai ka në plan të ndërtojë një dhomë varrimi nën dyshemenë e kishës në formë varke e cila po ngrihet në mjediset e mini-fshatit të tij në vlerën prej 4.4 milionë euro në Suffolk të quajtur Sheeranville.
DailyMail shkruan se fotografitë tregojnë se objekti i kultit është aktualisht në ndërtim e sipër dhe është i mbuluar me skela të shumtë, teksa së shpejti mund t’i bashkohet një zonë varrimi ku do të futej përmes një pllake në dysheme.
Planet e fundit nënkuptojnë mjaft qartë se 30-vjeçari mund të varroset në mjediset e shtëpisë së tij në fshatin Framlingham nëse planet që janë paraqitur për varrin miratohen nga oficerët e këshillit.
Vendi i yllit të popit është modeluar me mure të lakuara në plan dhe në lartësi, që i japin një ndjesi në formë varke.
Sheeran, fillimisht nuk arriti të merrte leje për një kishë në kopshtin e tij, por në vitin 2019, paraqiti plane të zvogëluara të cilat morën miratimin nga fqinjët e tij dhe nga këshilli i famullisë.