Artisti i njohur maqedonas ndërron jetë në moshën 65-vjeçare nga koronavirusi

Artisti i njohur maqedonas ndërron jetë në…

Moderatori, këngëtari dhe kompozitori i njohur nga Maqedonia e Veriut, Dragan Vuçiç ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit në moshën 65-vjeçare. Ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar dhe ai ishte shtruar në spitalin e Sëmundjeve Infektive në Shkup, pasi u diagnostikua me koronavirus. Për shkak të përkeqësimit nga sëmundja ai ishte i intubuar.

Lajmin e trishtë e konfirmoi djali i tij, muzikanti Martin Vuçiç, i cili është shprehur se komplikacionet nga koronavirusi i sollën vdekjen të atit.

Dragan lindi në Shkup në 1955 dhe punoi si kompozitor, këngëtar dhe moderator. Ai ka kompozuar disa hite të njohura në Maqedoninë e Veriut si “Svirete Ja Zajdi Zajdi”, “Angeli Me Nosat” and “Kazi Zvezdo”. Në vitet ’90 ai ishte vokalist i grupit “Koda”. Dragan Vuçiç kompozoi edhe këngën “Make my day”, me të cilën djali i tij përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në “Eurovision” në vitin 2005.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit