Artistja shqiptare shkëlqen në Kanada, shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit

Artistja shqiptare shkëlqen në Kanada, shpallet “Aktorja…

Pavarësisht pandemisë globale, një artiste dhe producentja shqiptare në Kanada, ja ka dalë dhe ka triumfuar të vlerësohet me çmim.

Aktorja Ana Golja, është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin “The Cuban”.

Golja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se, ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”

“Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova me një çmim me emrin tim.

Pafundësisht mirënjohëse për vlerësimin si aktorja më e mirë në ”Lavazza Film Festival”. Faleminderit të gjithëve”,- shkruan ajo.

Filmi “The Cuban” ka për producente artisten me prejardhje shqiptare, Ana Goljan.

Golja tha se, filmi “The Cuban”, ku edhe ajo luan rolin e infermieres së re duke u shërbyer pleqve në një shtëpi shëndeti ka ardhur si frymëzim nga gjyshja e saj.

“Mesazhi nga stërgjyshja gjithmonë ka qenë të jesh njeri i mirë, dhe më ka mësuar të jem bujare, e respektueshme, dhe ta shijojë sa më shumë jetën.

Mesazhi që jap unë është t’i duam prindërit dhe gjyshërit dhe të kujdesemi sa më shumë për ta”- thotë Ana.

Festivali i filmit u zhvillua nga 20- 31 korrik në Toronto të Kanadasë, ku prezantoi një përzgjedhje filmash nga disa nga vendet më të prekura nga kriza globale e shëndetit.

Kjo, në përpjekje për të ndërtuar një urë lidhëse mes filmit dhe betejës ende të pafituar kundër pandemisë, të cilën po kalojmë.

Në festival u prezantuan filma nga vende të ndryshme të botës si Franca, Spanja, Kina, Rusia, SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, Brazili, India dhe Kanadaja.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit