Artur Bushi bën fushatë me paratë e tërmetit, u kalon pas 4 vitesh fondet e rindërtimit banorëve

Artur Bushi bën fushatë me paratë e…

Njësoj si Emirjana Sako e Durrësit, edhe Artur Bushi i Krujës po luan të njejtat karta për të fituar sa më shumë vota në zgjedhjet e 14 majit. Kryebashkiaku ka hapur thesin e buxhetit të bashkisë për të kompensuar pagesat e prapambetura të banorëve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Edhe pse kanë kaluar 4 vite, Bushi nuk ka kompensuar ende dëmtimet e banesave, duke e zvarritur pa arsye këtë process.

Në javët e fundit përpara zgjedhjeve Artur Bushi sipas listëpagesave që janë bërë nga thesari rezulton se ka xhiruar qindra mijëra euro në llogaritë e familjeve të Krujës si grante për riparimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Pagesat e fundit i përkasin datës 19 prill. Si duket kryebashkiaku ka mbajtur peng rindërtimin e banesave duke bërë që të prekurit të jetojnë me frikë se mos suvaja, tavani apo muri i dëmtuar, mund t’ju bjeri poshtë.

Socialistët po shfrytëzojnë çdo mundësi për të formalizuar blerjen e votive, nëpërmjet rritjes së pagave, pensioneve, shpërblimeve apo edhe dhënies së fondeve të rindërtimit. Qeveria u mburr se përfitoi 1.1 miliardë euro nga Konferenca e Donatorëve, para të cilat nuk kanë sot një transparencë përdorimi.

Listëpagesat, 19 prill 2023

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit