“As kali nuk të shkel kur bie para tij”, gazetari i del në krah gjyqtares Kapedani: Vetëm shqiptarët i hidhen mbi shpinë një njeriu të rrëzuar

“As kali nuk të shkel kur bie…

Videot në aplikacionin “TikTok” të kryetares së Gjykatës së Elbasanit janë kritikuar gjerësisht në rrjetet sociale këto ditë.

Enkeleda Kapedani shfaqet në ambientet e Gjykatës dhe zyrës së saj, duke pozuar dhe duke treguar veshjet e firmave luksoze. Në një video tjetër, dëgjohet në sfond kënga e Don Xhonit “Mafia”. Ndërsa në një postim nga makina, gjyqtarja i drejton kamerës, gishtin e mesit.

Megjithatë, gazetari Melaim Zeka e konsideron të tepërt, gjithë “vrullin e komenteve negative” nga saj, duke përdorur si metaforë, kalin. “Edhe kali, kur bie para tij, nuk të shkel. Vetëm shqiptarët i hidhen mbi shpinë një njeriu të rrëzuar. Ajo bëri një veprim që mund ta bënte edhe gruaja ime”, thotë Zeka në “Shqipëria live”.

Sipas tij, edhe reagimi i ministres së Drejtësisë ishte i tepërt, pasi “nuk reagon në raste serioze, por bëri kaq të madhe video në TikTok”.

Sot, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit Enkeleda Kapedani, për “diskreditim të figurës dhe pozitës e magjistratit”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit