“As kam kushte dhe as nuk marr kushte”, Berisha nuk lëshon pe për “Primaret”: Kusht i ekzistencës

“As kam kushte dhe as nuk marr…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pohoi me bindje se nuk ka kushte që të hyjë në bisedime me grupin e Alibeajt, për të dalë më pas me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet lokale.

Para takimit me aleatët joparlamentarë, Berisha tha për mediat se nuk do të heqë dorë nga primaret, pasi ato janë kusht i ekzistencës së PD.

“As nuk ka kushte. Mirëpres cilindo që dëshiron të kandidojë, të propozojë, të debatojë, hapje e plotë dhe totale. Nuk tërhiqem nga Primaret, janë një kusht i ekzistencës së kësaj force. Nuk tërhiqet jush. S’ka kërkuar njeri që të tërhiqet nga Primaret.”, tha Berisha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit