“As Zoti nuk ia fal këtë që bëri”, flasin fqinjët e çiftit Shirja: Jemi të shokuar, ishin besimtarë

“As Zoti nuk ia fal këtë që…

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në fshatin Manskuri të Kavajës. Shtetasi Bilbil Shirja 48 vjeç ka djegur për së gjalli në makinë gruan e tij, Fëllënxa Shirja, 45-vjeçe. Ngjarja e rëndë ka tronditur edhe fqinjët e tyre të cilët shprehen se e shihnin çdo ditë çiftin Bilbil dhe Fëllënxa Shirja, por nuk kishin konstatuar asnjë problem mes tyre.

Takoheshim çdo ditë dhe nuk më kishte shfaqur asnjëherë asnjë lloj problem.

Dy të tjerë thanë për “BallkanWeb” se as Zoti nuk ka për t’ja falur Bilbil Shirjes që dogji të gjallë të shoqen brenda një makine dhe më pas vetëvari veten në pemë.

Jemi të pikëlluar nga kjo ngjarje. Jemi shokuar për këtë, ne kishim mësuar që kishin 2-3 muaj në proces divorci. E dimë që janë besimtarë, por edhe Zoti nuk ja fal atë që bëri atij njeriu, që dogji gruan në automjet. Për ne si banorë të fshatit është i pajustifikuar veprimi i Bilbilit.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit